Sport

Luiza Gega, e para në garën e Miramas

Luiza Gega arriti një tjetër rezultat në turnetë që po zhvillon para Botërorit të salla të mbyllura. Atletja shqiptare u rendit e para në garën e 3 mijë metrave të premten në garën e Miramas në Francë.

Luiza e kaloi finishin me kohën 8 minuta, 50 sekonda e 8 të qintat. Në këtë garë merrnin pjesë 16 sportiste nga Europa dhe Afrika. Pak ditë më parë u rendit e dyta në mitingun e Mançesterit.

Lexo më shumë  Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb

Botërori në salla të mbyllura do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Beograd ku Luiza Gega synon të jetë në 6 më të mirat.

Rruga Press

YouTube player