Bota

Luftime të ashpra në disa zona, shenja se kundërofensiva ukrainase po përparon

Trupat ukrainase janë përfshirë në luftime të ashpra në disa zona të frontit, teksa kundërofensiva e Kievit duket se po shton intensitetin në rajonin jugor të Zaporizhjas pas disa muajsh përparimi të ngadaltë, thonë zyrtarët ushtarakë nga Ukraina.

Ushtarët ukrainas luftuan në më shumë se 30 beteja gjatë 24 orëve të fundit dhe arritën të bllokojnë tentativën e avancimit të forcave ruse në zonën Lyman të rajonit lindor të Donjeckut, ku Moska ka shtuar trupat e saja gjatë javëve të fundit, raporton Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në mëngjesin e 28 korrikut, shkruan REL.

Lexo më shumë  98-vjeçarja ukrainase rrëfen udhëtimin e vështirë, si eci në këmbë për t’i shpëtuar ushtrisë ruse

Forcat ukrainase zmbrapsën disa sulme ruse në zonat e Bahmutit dhe Avdivkës të Donjeckut, tha ushtria, ndërsa vazhduan operacionet sulmuese në zonat e Melitopolit dhe Berdyanskut të Zaporizhjas, tha ushtria.

Më 27 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, njoftoi se ushtarët ukrainas kanë rimarrë një fshat në rajonin e Donjeckut.

Rruga Press

YouTube player