Bota

Luftime në Ukrainë, autoritetet shifra kontradiktore për numrin e viktimave

Në më shumë se 1 muaj, Ukraina është nën bombardimet ruse. Autoritetet e Ukrainës dhe Rusisë japin shifra kontradiktore për numrin e viktimave dhe të plagosurve.

Presidentit ukrainas Zelenski është shprehur se Rusia e ka ngadalësuar ritmin e saj të sulmeve. Në shumë zona të vendit po punohet për evakuimin e civilëve.

Zhvillimet më të fundit nga Ukraina:

  • Presidenti i Ukrainës Zelenski tha se goditjet e fuqishme ndaj Rusisë e kanë ngadalësuar ritmin e saj dhe pretendoi se më shumë se 16.000 trupa ruse ishin vrarë deri më tani.
  • Autoritetet ruse kanë njoftuar se janë vrarë 1.351 ushtarë rusë, një shifër shumë më e ulët se vlerësimet e Ukrainës dhe Perëndimit.
  • 136 fëmijë janë vrarë nga lufta, njofton zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës. Numri i fëmijëve të plagosur është 199.
  • Ka pasur më shumë se 70 sulme në spitale, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
  • Pentagoni ka njoftuar se forcat ukrainase mund të rimarrin qytetin jugor Kherson, i cili ishte një nga qytetet e para që forcat ruse morën në ditët e para të luftës.
  • Rusia thotë se faza e parë e luftës ka përfunduar dhe tani do të fokusohet në çlirimin e plotë të rajonit lindor të Donbasit.
  • Udhëheqësi francez Emmanuel Macron thotë se Franca, Greqia dhe Turqia po përpiqen të organizojnë një evakuim të civilëve nga Mariupoli. Macron tha se do ta diskutojë këtë me Putinin, pasi Zelenski paralajmëron se situata humanitare atje po përkeqësohet.
Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *