Bota

Luftëtarët e pazakontë që mbrojnë planetin, mbijetojnë duke mbledhur shishe dhe kanaçe – pa ta qyteti i Nju Jorkut do të ngufatej nga mbeturinat

Në NjuJork jetojnë afro 10 mijë mbledhës të shisheve dhe kanaçeve, të cilët janë kryesisht emigrantë nga Amerika e Jugut dhe Kina.

Në rrugët e Brukllinit, Laurentino Marin, nuk heq dorë nga dekorimet me të cilat mburret në natën e shtrigave (halloween).

Si çdo mëngjes, ai është i zënë me mbushjen e karrocës me kanaçe dhe shishe të plastikës, që do t’i këmbej për disa dollarë.

Meksikani 80-vjeç, është një prej 10 mijë mbledhësve të shisheve dhe kanaçeve, të cilët janë kryesisht nga Amerika e Jugut dhe Kina, që luftojnë për të mbijetuar duke mbledhur dhe ricikluar plastikën dhe aluminin, shkruan France Press.

Marin qëndron para shkallëve të një shtëpie tipike të Nju Jorkut me tulla të kuqe, ku nuk heziton të hap edhe kapakët e kontejnerëve për mbeturina për të futur duart brenda me doreza të gomës.

Lexo më shumë  Rafineria ruse e naftës pezullon funksionimin pas “sulmit me dronë ukrainas”

Ai kërkon edhe nëpër kontejnerët e dedikuar vetëm për letra – duke shpresuar se do të hasë në ndonjë shishe të plastikës apo kanaçe, me vete ka thesin e madh dhe karrocën me të cilën i bartë shishet dhe kanaçet që i mbledhë.

“Kërkoj dhe mbledh kanaçe dhe shishe për të mbijetuar. Nuk pranoj kurrfarë ndihme, nuk ka punë për mua, kështu që duhet të luftojë me këtë” thotë Marin i cili me prejardhje është nga shteti meksikan Oaksak.

Marin nuk ka punëdhënës, por kanaçet dhe shishet i këmben me para në një qendër private të riciklimit në qytet. Për qdo shishe apo kançe ai i merr nga 5 cent, e mesatarisht në ditë fiton 30 deri në 40 dollarë, mjaftueshëm që me vajzën që punon në një pastrim kimik, të paguaj qiranë prej 1800 dollarëve.

Lexo më shumë  E implikuar në transferimin e armëve, anija e sanksionuar ruse ankorohet në Kinë

Vlera e një shishe apo e kanaçes prej 5 cent është e rregulluar me ligj nga vitit 1982 në Nju Jork, ligj ky që ndryshe njihet si “ligji i shisheve”.

“Ka pasur ndikim pozitiv në zvogëlimin e sasisë së mbeturinave në tërë shtetin – në veçanti në Nju Jork”, tha Judith Enk, themelues i lëvizjes për luftë kundër ndotjes së ambientit “Beyond Plastics” që edhe ishte shtytësja e ligjit për shishet.

Enk tani dëshiron që vlera e një shisheje të rritet në 10 centë, duke pretenduar se kurrë nuk ka besuar më herët që do të jetë burimi kryesor i të hyrave për shumë familje.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *