Bota

Luftanija ruse me raketa hipersonike mbërrin në Detin Norvegjez, mesazhi i Putinit

Një luftanije ruse e armatosur me raketa hipersonike ka zhvilluar këtë të martë stërvitje në Detin Norvegjez.

Ministri i Mbrojtjes i vendit tha se ekuipazhi “kreu një stërvitje për të zmbrapsur mjetet e një sulmi ajror të një armiku të simuluar” gjatë stërvitjes.

Dërgimi nga Putin i anijes së armatosur me raketa hipersonike në Oqeanin Atlantik konsiderohet si një mesazh për Perëndimin se rusët nuk do të tërhiqen nga lufta në Ukrainë.

Lexo më shumë  Gjiri Persik në “alarm të kuq” për 24 orët e ardhshme, ShBA s’i ndal sulmet ndaj Iranit

E quajtur Admirali i Flotës së Bashkimit Sovjetik Gorshkov, anija është e armatosur me disa raketa Zirkon.

Rusia thotë se armët e tejkalojnë me nëntë herë shpejtësinë e zërit dhe kanë një rreze prej mbi 1000 km.

Kujtojmë se javën e kaluar, ish-presidenti rus Dmitry Medvedev paralajmëroi Shtetet e Bashkuara se raketat hipersonike së shpejti do të jenë shumë afër brigjeve të NATO-s.

Lexo më shumë  Franca, vendi i parë në BE që ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *