Bota

Lufta, qeveria franceze thirrje qytetarëve: Largohuni nga Rusia

Qeveria franceze u ka kërkuar qytetarëve të saj të largohen nga Rusia. Ata kanë thënë se në këtë konflikt në rritje, prania e qytetarëve francezë në Rusi, nuk është thelbësore.

Të njëjtën masë kanë marrë dhe vendet e tjera. Britania e Madhe ka këshilluar qytetarët të mos udhëtojnë në Rusi, për shkak të vështirësive për t’u larguar nga vendi dhe të asaj që ajo e quan paqëndrueshmëri ekonomike.

Lexo më shumë  “Vendimi do të merret sot”, Tusk: Mbështesim fuqimisht financimin për Ukrainën

Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit po këshillon të njëjtën gjë. Në deklaratën e tyre citohen shumë faktorë që qytetarët të mos udhëtojnë drejt vendit rus.

Kujtojmë se më 24 shkurt, Rusia nisi një ofensivë drejt Ukrainës me qëllimin pushtimin në shkallë të gjerë të saj.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Ukrainasit sulmojnë rusët me dronë në Krime, shkatërrojnë aeroplanë luftarak e sisteme radarësh në vlerë qindra miliona dollarë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *