Lufta proxy amerikano-ruse në Ukrainë drejt fundit
Nga Sadri Ramabaja
Akrepat e orës së historisë po numrojnë saktësisht. Sapo kemi hy në një periudhë ku pritet të përcaktohet fati historik jo vetëm i Ukrainës, Evropës dhe Rusisë, por edhe i Shteteve të Bashkuara. Rrjedhimisht edhe i botës! Aktorët vendimtar janë ata që pritej: dyshja Donald Trump dhe Vladimir Putin.
Presioni amerikan ndaj Ukrainës
Media ukrainase Strana, raporton sot se dyshja e diplomacisë amerikane – të dërguar të presidentit Trump, Sekretarii Shteitt, Marco Rubio dhe gjenerali Steve Whitkoff, kanë bërë të ditur se ekipi rus ka parashtruar një sërë kushtesh në takimin në Paris, duke përfshirë ato që u shfaqën pas takimit të Putinit me të dërguarin amerikan, gjeneralin Steve Whitkoff-it, gjatë takimit në Shën Petersburg.
“Duke gjykuar nga retorika e Rubios pas bisedimeve të Parisit, Kievi dhe evropianët nuk ishin entuziastë për këto propozime. Prandaj, SHBA-të filluan të ushtrojnë presion dhe të kërcënojnë se do të tërhiqen nga negociatat nëse nuk arrihet një rezultat në takimin e ardhshëm në Londër, i cili do të mbahet këtë javë (me gjasë nesër – vrejtje e SR). – përfundon media ukrainase, duke iu referuar informacioneve të brendshme të paidentifikuara evropiane.
Dështimi i bisedimeve, mund t’i hap rrugë tërheqjes së SHBA-ve jo vetëm si ndërmjetësues, duke i mundësuar kështu Putinit të rifillojë ofensivën tani duke përdorë raketat balistike hipersonike me rreze të mesme Oresnik në Ukrainë, si paralajmrim i ofenzivës me përmasa shkatërruese.
Duket se çelësi i sukseit për Putinin mbetet thyerja e rezistencës europiane. Në këtë kuadër tejet delikate janë bisedat mes delegacionit ameriakn dhe atij europian që ndërkohë po zhvillohen intenzivisht.
Dhurata e Trumpit për Putinin
Deklarata e djeshme e ndihmësit të Putinit, Vladimir Medinski, të cilën e publikoi agjencia lokale TASS të martën. Medinsky vlerëson planin e paqes të Trumpit për zgjidhjen e konfliktit të armatosur në Ukrainë. Përveç tjerash ai thotë se ai plan “do të përfshihet në tekstet shkollore të historisë ruse”, duke e bërë të qartë se plani mund të jeët akorduar paraprakisht me Putinin!
“Në përgjithësi, këto transformime të pabesueshme në politikën e brendshme amerikane që po vëzhgojmë tani, padyshim do të përfundojnë në faqet e teksteve shkollore të historisë ruse dhe botërore kur të përgatitet botimi i ardhshëm. Këtu mund të themi se Trump ka shkruar patjetër historinë”, tha Medinsky. Ai shtoi se nuk ka të drejtë të komentojë politikat e presidentit amerikan, por si vëzhgues dhe si historian ka konstatuar se në këtë moment “po jetojmë në një epokë historike”.
Në superlativ për planin e propozuar nga Donald Trumpi një ditë më parë ishte shprehur zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov.
Analisti i njohur kroat Zoran Meter, tek shqyrton këtë fenomen, shtron hipotezën se mos vallë kemi të bëjmë me magjepsjen e Trumpit nga ana e Putinit.
Duke pasur parasysh se prej kohësh dihet se ka “kimi” dhe një “ligj tërheqjeje” midis Trump dhe Putinit – shkruan ai, gjithashtu besoj se është e mundur që Putini arriti të “tërheqë” Trumpin me marrëveshje joshëse, fitimprurëse për biznesin amerikan në partneritet me kompanitë ruse në tokën e Rusisë së pasur me burime minerare- në të cilën i dërguari i tij special për investimet shtetërore, Kirill Dmitriev, luajti një rol kyç. Ju kujtoj, për vizitën e tij të fundit dy-ditore në Uashington (e para e çdo zyrtari të lartë rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë), amerikanët madje pezulluan zbatimin e regjimit kufizues të vizave për qytetarët rusë që janë nën sanksione.
Në vigjilje të krejt kësaj beteje diplomatike nuk ishte e rastësishme që Putini bëri një lëvizje tjetër të rëndësishme propagandistike përpara Pashkëve, e cila kishte për qëllim kryesisht Shtëpinë e Bardhë – duke shpallur papritur një armëpushim dy-ditor të Pashkëve në frontet e Ukrainës, si dhe një shkëmbim të robërve të luftës.
Çka përmban plani i Donald Trumpit?
Në prag të takimit të palëve nesër në Londër mediat perëndimore dhe ato ukrainase shkruajnë se plani i Trumpit përmban elemente të një armëpushimi përgjatë vijës së frontit (zonat e pushtuara nga rusët mbeten nën kontrollin e Federatës Ruse), refuzimin për të pranuar Ukrainën në NATO, heqjen e disa sanksioneve kundër Rusisë (si amerikane dhe evropiane), krijimi i një zone neutrale rreth centralit bërthamor të Zaporizhia dhe transferimi i kontrollit të termocentralit bërthamor tek pala amerikane. Në anën tjetër bëhet e ditur se përmes këtij plani Shtetet e Bashkuara synojnë të njohin sovranitetin rus mbi Krimenë, dhe siç thotë media ukrainase Strana – “është jashtëzakonisht domethënëse që askush në Ukrainë nuk e ka mohuar ende këtë informacion nga autoritetet.”
Perendimi në ankth
Janë pak ditë kur do të bëhet e ditur se nëse Moska do të vendosë nëse ajo denjon ta pranojë këtë “dhuratë të Trumpit për Putinin”, apo do të marrë qëndrim që do ta trondisë Perednimin, duke rifilluar përshkallëzimin e ri të madhë të dhunës si paralojë tepër e rrezikshme me kërcënimin e përhapjes së konfliktit ukrainas në Evropën Perëndimore.
Këtë kumt duket se i pri do ta jap Steve Witkoff.
Prandaj, gjithçka mbetet e hapur. Por ajo që është më se e qatë është se tshmë kemi hyrë në një periudhë vendimtare dhe historike, jo vetëm për Ukrainën.
Lufta proxy amerikano-ruse që për më shumë se tri vjet rresht u zhvillua në territorin e Ukrainës, po shkon drejt fundit të dëshirueshëm nga që të dy palët. Nëdrkaq ukrainasit që pësuan më së shumti, por edhe europianët që në fillim ishin të gatshëm ta sakrifikonin Ukrainën, tani ju mbetet të tundin kokën.
Rruga Press