Argument

Lufta po merr një tjetër dimension

Nga Roland Amzai

Europa, me theks të veçantë Britania e Madhe, po i kërkon Gjermanisë që, të fillojë me dërgesat e tankeve mitike “Leopard”.

Gjermania deri para pak kohësh i ka refuzuar, ose të paktën ka heshtur sa i përket këtyre kërkesave, sepse sipas Sholcit dhe të tjerëve, tanket e rënda gjermane kundër ushtrisë ruse do të përbënin një simbolikë të rrezikshme që mund të ndjellë skenarë katastrofikë në shpërndarjen e luftës.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Shumë studiues e diplomatë kanë shprehur shqetësimin se Rusia do të mund t’i shpallë luftë Gjermanisë, për pasojë dhe Nato-s, në rast se Gjermania dërgon “bishat” e tokës “Leopard” në arsenalin e Ukrainës.

Por, sot në një intervistë për Bloomberg, në forumin e Davos-it, ministri gjerman i ekonomisë Habeck, u shpreh:

“Personalisht mendoj se mund t’i dërgojmë tanket tona në Ukrainë…”

Lufta po merr një tjetër dimension.

Horizonti për përfundimin e luftës në Ukrainë, gjatë forumit në Davos u hodh për dimrin e ardhshëm (2023-2024)e jo për për marsin e 2023-shit siç shumëkush mund të kishte shpresuar.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *