Bota

“Lufta” për të dhënat e Europës, Austria: Google Analytics shkel GDPR

Grumbullimi dhe ruajtja e të dhënave vijon të mbetet shkak për përplasje mes Europës dhe amerikaneve Big Tech. Rasti i fundit është ai i Austrisë, e cila e ka gjetur Google Analytics në shkelje të rregullores europiane GDPR.

Autoriteti Austriak për Mbrojtjen e të Dhënave konkludoi se përdorimi i Google Analytics shkel Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR), raporton Euractive. Austria i fton shtetet e tjera anëtare të BE-së mund të ndjekin shembullin e saj, pasi rregullatorët bashkëpunojnë në një grup pune në Bordin Evropian të Mbrojtjes së të Dhënave.

Vendimi bazohet në disa ankesa që OJQ-ja austriake noyb paraqiti pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë ‘Schrems II’. GJED-ja vendosi që marrëveshja e transferimit të të dhënave SHBA-BE “Mburoja e privatësisë” nuk është në përputhje me ligjin e BE-së për mbrojtjen e të dhënave dhe e rrëzoi marrëveshjen në vitin 2020, e cila i bëri shumicën e transferimeve të të dhënave në SHBA të paligjshme.

Lexo më shumë  Gratë në politikë përballen me më shumë sulme personale dhe seksiste se burrat

Megjithatë, vendimi është injoruar pjesërisht nga Google. Gjatë procedurave, gjiganti i teknologjisë pranoi se “të gjitha të dhënat e mbledhura përmes Google Analytics ruhen dhe përpunohen në SHBA“, ku përfshihen përdoruesit evropianë.

Meqenëse shumë kompani të BE-së përdorin Google Analytics, shumë prej tyre i kanë përcjellë të dhënat e tyre Google, duke lejuar që ato të përpunohen në SHBA.

Autoriteti Austriak për Mbrojtjen e të Dhënave ka vendosur tani se kjo sjellje përbën një shkelje të ligjit të BE-së.

Vendimi i autoriteteve austriake është vetëm i pari nga 101 ankesat që noyb ka paraqitur pothuajse në të gjitha vendet e BE-së.

Të martën, Mbikëqyrësi Evropian i Mbrojtjes së të Dhënave mori një vendim të ngjashëm, sipas të cilit përdorimi i Google Analytics nga Parlamenti Evropian shkel GDPR.

YouTube player