Lufta në Ukrainë, Papa: Njerëzimi po kërcënohet nga abuzimi pervers i pushtetit
“Thirrja zemërthyese për ndihmë nga vëllezërit tanë ukrainas na shtyn” të “qajmë me ta dhe të punojmë për ta; të ndajmë ankthin e një populli të plagosur në identitetin e tyre, në historinë dhe traditën e tyre”.
Këtë e thotë Papa në mesazhin për Ditët Sociale Katolike Evropiane.
“Gjaku dhe lotët e fëmijëve, vuajtjet e grave dhe burrave që mbrojnë tokën e tyre ose ikin nga bombat tronditin ndërgjegjen tonë. Edhe një herë njerëzimi kërcënohet nga një abuzim pervers i pushtetit dhe interesave partiake, që dënon njerëzit e pambrojtur të vuajnë të gjitha format, të dhunës brutale”, shton Françesku.
Rruga Press