Bota

Lufta në Ukrainë, Orbani shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Hungari

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban vendosi të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në vend si pasojë e atyre që ai i cilësoi si rreziqet e luftës në Ukrainë.

“Bota është në prag të një krize ekonomike. Hungaria duhet të qëndrojë jashtë kësaj lufte dhe të mbrojë sigurinë financiare të familjeve të saj”, u shpreh Orbani në një fjalim që u kritikua nga shumë organizata, duke e lidhur me kufizime të të drejtave të njeriut.

Lexo më shumë  Ukraina blen 16 avionë luftarakë ‘Gripen E’ nga Suedia, marrëveshja kap vlerën e 2.53 miliardë dollarëve

Sipas aktivistëve, me këtë lëvizje, gjendja e jashtëzakonshme është kthyer në një normalitet për vendin, gjë që nuk duhet të ndodhë, duke kujtuar këtu dhe kufizimet e forta që u vendosën gjatë muajve të pandemisë.

Pak para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme parlamenti hungarez amendoi kushtetutën për të lejuar një masë të tillë.

Masa i jep Orbanit më shumë liri veprimi duke e lejuar atë të kufizojë ose thjesht të pezullojë të drejtat themelore.

Lexo më shumë  Në mungesë të ushtarëve, Rusia po rekruton me forcë burra për të luftuar në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *