Bota

Lufta në Ukrainë, kriza sjell Bidenin në Evropë, Shtëpia e Bardhë konfirmon përgatitjet

 Ndërsa ethet diplomatike të bisedimeve për të ulur përshkallëzuar luftën në Ukrainë po arrijnë kulmin, presidenti amerikan, Joe Biden pritet të udhëtojë në Evropë në të ardhmen e afërt.

Ndërsa ditët kalojnë dhe bisedimet mes liderëve perëndimorë me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky intensifikohen, por nuk është gjetur asnjë bazë e përbashkët mes të gjitha palëve, presidenti amerikan pritet të marrë masa më drastike.

Lexo më shumë  Ukraina sulmon thellë në Rusi, goditet fabrika që prodhon raketa

Sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë, ka diskutime që presidenti amerikan mund të udhëtojë në Evropë ndërkohë që konflikti është ende i ndezur.

Udhëtimi i Biden do të pasojë vizitat e zyrtarëve të lartë të qeverisë si zëvendëspresidentja, Kamala Harris dhe ministri i Jashtëm, Anthony Blinken në Evropë. Megjithatë, ende asgjë nuk është zyrtarizuar, as nuk është publikuar ndonjë datë.

Lexo më shumë  The Guardian/Një luftë e paralajmëruar: si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk i besoi ato

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *