Bota

Lufta në Ukrainë, kompania gjigante e bizhuterive mbyll dyqanet në Rusi

Kompania austriake “Swarovski” njoftoi se po pezullon aktivitetet e saj në Rusi për shkak të luftës në Ukrainë, duke ndjekur shembullin e shumë kompanive shumëkombëshe që janë larguar nga vendi.

Swarovski sqaroi se vendimi është “i përkohshëm” dhe se është marrë për shkak të “situatës së komplikuar në rajon dhe shqetësimeve në rritje për zhvillimet aktuale”.

12 degët e kompanisë në Rusi do të mbyllen dhe eksportet në Rusi do të ndalojnë deri në një njoftim të dytë.

Lexo më shumë  SHBA-ja paralajmëron Izraelin se do t’i jap Hamasit një fitore strategjike nëse fillon ofensivën në Rafah

Kompani të tjera të mëdha ndërkombëtare që kanë njoftuar pezullimin e aktiviteteve të tyre ditët e fundit në Rusi janë Ikea suedeze dhe grupet franceze të mallrave luksoze LVMH, Kering, Hermès dhe Chanel.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *