Bota

Lufta në Ukrainë, Kievi: Humbasim 170 milionë dollarë çdo ditë

Ukraina po humbet 170 milionë dollarë çdo ditë e shkëputur nga qasja në det dhe potenciali i saj i eksportit është ulur, tha sot kryeministri Dennis Smigal.

“90 milion ton produkte bujqësore, të cilat Ukraina planifikoi t’i eksportonte në vendet në Azi, Afrikë dhe Evropë, janë bllokuar”,  tha Smegal në portin jugor të Odessa, duke folur së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Kryeministri ukrainas vuri në dukje se disa produkte ishin eksportuar me rrugë ose hekurudha, por disa rezerva të tjera mbetën në zonat e bombarduara ose të pushtuara nga Rusia.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për veprime të menjëhershme për të rihapur portet ukrainase të bllokuara nga Rusia për të lejuar eksportet e grurit dhe për të parandaluar një krizë globale ushqimore. 

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *