Bota

Lufta në Ukrainë, gjenerali amerikan: Ushtarët rusë nuk kanë më aspak interes të luftojnë

‘Ushtarët rusë nuk janë të motivuar dhe nuk kanë më aspak interes të luftojnë ‘, kështu ka deklaruar gjenerali amerikan Frank McKenzie.

Duke folur nga Pentagoni Frank McKenzie, tha se ajo që ai sheh sot në Ukrainë është se ushtarët rusë nuk duken shumë të motivuar për të luftuar.

Lexo më shumë  Dronët ukrainas godasin sërish rafinerinë më të madhe të naftës në Rusi, pasi përshkuan afro 3.000 kilometra

“Ata nuk duken, nga ku jam ulur të paktën, të jenë veçanërisht të motivuar apo veçanërisht të angazhuar në fushatën që po ndërmarrin”, tha McKenzie për forcat ruse që luftojnë në Ukrainë.

Komanda Qendrore e SHBA-së mbikëqyr praninë ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme. McKenzie do të dalë në pension në javët e ardhshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *