Bota

Lufta në Ukrainë, BE mban nesër samitin e jashtëzakonshëm, zbardhet axhenda

Udhëheqësit e BE do të mblidhen nesër në Samitin e Jashtëzakonshëm në Bruksel për të diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit mes Ukrainës dhe Rusisë.

Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel ka dhënë detaje mbi takimin që do të zhvillohet nesër.

“Përdorimi i forcës dhe detyrimit për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të. Unë po thërras një Këshill të posaçëm Evropian nesër në Bruksel për të diskutuar zhvillimet e fundit në lidhje me Ukrainë dhe Rusinë. Evropa është e bashkuar në përgjigjen e saj ndikuese ndaj veprimeve dhe kërcënimeve të paligjshme të Rusisë ndaj Ukrainës dhe popullit të saj. Ne mirëpresim miratimin e shpejtë të paketës së sanksioneve nga Këshilli. Ne mbështesim një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, shkruan ai.

Letra e  Michel drejtuar anëtarëve të Këshillit Evropian

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Përdorimi i forcës dhe detyrimit për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të.

Dëshiroj t’ju falënderoj për unitetin e treguar gjatë ditëve të fundit, veçanërisht përmes miratimit të shpejtë sot të paketës së sanksioneve nga Këshilli.

Veprimet agresive të Federatës Ruse shkelin ligjin ndërkombëtar dhe integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës. Ata gjithashtu minojnë rendin evropian të sigurisë.

Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar dhe të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku qasjen dhe veprimet tona kolektive. Prandaj, dëshiroj t’ju ftoj në një Këshill të posaçëm Evropian të enjten më 24 shkurt, i cili do të zhvillohet personalisht në Bruksel dhe do të fillojë në orën 20:00.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Do të doja të diskutonim:

zhvillimet e fundit;

si mbrojmë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla;

si trajtojmë ne me Rusinë, veçanërisht duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj;

si do ta mbështesim më tej Ukrainën dhe popullin e saj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *