Bota

Lufta e ka kthyer në rrënoja, përse Mariupoli është i rëndësishëm për Rusinë?

Mariupoli është përballur gjatë ditëve të fundit me bombardime të rënda ruse, me rrugë, ndërtesa dhe infrastrukturën kryesore të qytetit të shkatërruara.

Mijëra njerëz kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ruse.

Mariupol ndodhet në juglindje të Ukrainës në veri të Detit Azov. Por përse Mariupol është kaq me rëndësi për Rusinë? Nëse kjo e fundit e merr atë, krijon korridor tokësor për në Krime, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Lexo më shumë  Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Ky korridor do të linte të rrethuara ose të izoluara forcat ukrainase nga ana logjistike.

Mariupoli është gjithashtu një qytet i rëndësishëm industrial, ku prodhohet hekuri dhe çeliku.

Kryetari i Bashkisë së Mariupol thotë se mbi 1500 persona kanë humbur jetën në këtë qytet që nga fillimi i pushtimit rus. Mariupol ka një popullsi prej 430 mijë banorë.

Lexo më shumë  Kryeministri polak thotë se Polonia do të ndërtojë fortifikata në kufirin lindor

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *