Bota

Lufta e çon Rusinë në krizë demografike, Putini i kërkon grave të lindin më shumë se 8 fëmijë

“Familjet e mëdha duhet të bëhen normë tashmë” tha të marten Vladimir Putin.

Normat e lindjeve në Rusi ka shënuar rënie për shkak të luftës në Ukrainë dhe një krize ekonomike të thelluar që ka pllakosur vendin gjatë viteve të fundit.

Presidenti rus u ka kërkuar grave që të kenë tetë ose më shumë fëmijë pasi numri i të vdekurve të ushtarëve rusë vazhdon të rritet ndërsa lufta në Ukrainë po vazhdon, duke përkeqësuar krizën e popullsisë në vend.

Lexo më shumë  Një ditë pas takimit me Olena Zelenskan, Vuçiqi takohet me ambasadorin rus për t’u arsyetuar

Putin theksoi se vendi duhet të kthehet në epokën kur familjet e mëdha ishin normë.

“Shumë nga gjyshet dhe stërgjyshet tona kishin shtatë, tetë apo edhe më shumë fëmijë”, pohoi presidenti rus.

“Le t’i ruajmë dhe ringjallim këto tradita të shkëlqyera. Familjet e mëdha duhet të bëhen normë, një mënyrë jetese për popullin rus. Familja nuk është vetëm gurthemeli i shtetit dhe shoqërisë, është një fenomen shpirtëror, një burim morali”.

Lexo më shumë  Fabrikat e propagandës serbe rrisin mbështetjen për Moskën

“Ruajtja dhe rritja e popullsisë së Rusisë është qëllimi ynë për dekadat e ardhshme, madje edhe për gjeneratat e ardhshme. Kjo është e ardhmja e shtetit rus, Rusia e përjetshme”, shtoi ai.

YouTube player