Luçiano Boçi merr fjalën të prezantojë mocionin me debat, Edi Rama largohet
Sapo nënkryetari i PD, Luçiano Boçi mori fjalën për prezantimin e mocionit me debat, kryeministri Edi Rama është larguar për pak minuta për t’u rikthyer sërish.
Nisur nga ky veprim tij, Boçi tha se Rama sapo ballafaqohet më të vërtetën arratiset, dhe se Parlamenti është kobure në dorën e tij.
“I arratisuri nga parlamenti për gati pesë javë u paraqit, por përsëri sapo ballafaqohet me të vërtetën arratiset, Parlamenti është thjesht kobure në dorën e tij këtu nuk zbatohen as ligje as rregulla”, tha Boçi.
Rruga Press