Lajme

Lubonja tregon se cila veçori e Kurtit e ‘traumatizon’ Ramën

Analisti nga Shqipëria, Fatos Lubonja në “Prime Time” ka folur lidhur me ftohjen e raporteve mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij shqiptar, Edi Rama, shkruan Gazeta10.

Lubonja ka shpjeguar me detaje se si sipas tij, Rama një refuzim të takimit me Kurtin nuk e bëri për shkak të hallit të Kosovës por për politikë të brendshme.

“Rama e bën jo se ka hallin e Kosovës siç thotë, sepse sikur të kishte hallin e Kosovës duhet të bënte veprime më herët për të parandaluar këtë lloj konflikti apo krize qoftë duke e ndihmuar, biseduar, afruar sugjeruar Kurtin me një draft Asociacion siç bëri së fundi por duke e konsultuar ose mbështetur disa arguemente që vijnë nga Kurti lidhur me rrezikun që paraqet një Asociacioni ashtu siç e do Vuçiqi që krijon një bosnjëzim të Kosovës. Apo duke i drejtuar gishtin edhe Vuciqit për atë po ndodh, ose të iu thotë ndërkombëtarëve se Kurti së paku nuk akuzohet për korrupsion dhe duhet mbështetur. Pra nuk i bën këto. Përkundrazi ka dal protagonist i izolimit të Kurtit, kur nuk pranoj takimin e qeverive.”, tha ai.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ai përmendi katër këmbë në të cilat mbështetët pushteti i Ramës; oligarkia, krimi i organizuar, mediat dhe ndërkombëtarët.

“Këto i bën për pushtetin e tij, sepse ai është një politikan që pushtetin e ka ndërtuar mbi katër këmbë. Tre këmbë janë të brendshme në Shqipëri, por që në Kosovë kanë ato zgjatimet e tyre. Që është oligarkia që e mban në pushtet, krimi i organizuar që është investitori kryesor në ekonominë shqiptare dhe mediat që janë prona të tyre ose të financuara nga ta. Ndërsa këmba e katër janë ndërkombëtarët, ata që i quajmë partnerë. Me të cilët legjitimohen këta të brendshmet.”, tha ai në “Prime Time”.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Sipas tij, arsyeja kryesor që Kurti të jetë lojtar i padëshirueshëm për pushtetin e Ramës është se nuk ka një model të qeverisjes

“Pikërisht këtë desha ta them, se duke qenë se Kurti siç rezulton i ka kundër edhe oligarkinë në Kosovë por edhe të lidhur me Shipërinë, qoftë mediat e tyre që janë këtij e andej një pjesë. Besoj se edhe me krimin e organizuar nuk është i lidhur. Për të bërë një model tjetër pushteti. Kurti në këtë aspekt më shumë mbështet tek votuesi duke i pasur edhe këta kundra. Partnerët nuk e duan shumë se sic ju kujtohet atëherë që e rrëzuan për interesa elektorale të Trumpit. Kurti është një lojtar i padëshirueshëm për këtë lloj pushteti. Ky është modeli krejt i kundërt i politikave që janë bërë në Shqipëri, që ka bërë Edi Rama dhe në Kosovë.”, tha ai.

Rruga Press

YouTube player