KryesoreLajme

Lorik Cana uron Kosovën me betimin e ushtarit të UÇK-së: Gëzuar Kosovë, u bëfsh Shqipni!

Ish-kapiteni dhe legjenda e Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Kosova sot shënon 14-vjetorin e Pavarësisë, shpallur më 17 shkurt të vitit 2008.

Ish-mbrojtësi shqiptar në këtë ditë të veçantë të shtetit të Kosovës ka shpërndarë betimin e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Urimi i plotë i Lorik Canës:

Lexo më shumë  Muja shpalos fakte: Në kohën kur Hykmete Bajrami ka qenë Ministre e Tregtisë nga rezervat shtetërore  janë avulluar mbi 2500 tonë grurë në vlerë 529 mijë euro

Unë, ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe BASHKIMIN E TYRE. Do të jem përherë ushtar besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës dhe nëse tradhëtoj, qoftë i humbur gjaku im.

Betohem, betohem, betohem.

Gëzuar pavarësinë e Kosovës,

U bëfsh SHQIPNI.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *