“Londra do goditet e para në rast të një lufte botërore”, gjenerali rus kërcënon Perëndimin dhe tregon planet e Kremlinit
Aleati më i ngushtë i presidentit rus, Vladimir Putinit, deputeti gjenerali rezervist Andrey Gurulyov, tha se Moska nuk do të synojë të sulmojë Varshavën, Parisin apo Berlinin, por duhet të fokusohet e të lëshojë raketa në Londër.
Andrey Gurulyov, 54 vjeç, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të Parlamentit rus, mbrojti pushtimin rus të vendeve baltike të NATO-s dhe bëri thirrje që Londra të goditet e para në Luftën e Tretë Botërore.
Në një intervistë në televizionit shtetëror, ai tha se nuk kishte asnjë mënyrë tjetër për të parandaluar bllokimin nga Perëndimi të enklavës ruse të Kaliningradit.
“Ne do të shkatërrojmë të gjithë grupin e satelitëve hapësinorë të armikut gjatë operacionit të parë ajror. Askujt nuk do t’i interesojë nëse ata janë amerikanë apo britanikë, do t’i shihnim të gjithë si NATO. Së dyti, ne do të zbusim të gjithë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, kudo dhe 100 për qind. Së treti, sigurisht që nuk do të fillojmë nga Varshava, Parisi apo Berlini. E para që do të goditet do të jetë Londra”, tha Gurulyov.
Gjenerali rus u shpreh se i gjithë problemi botës i vjen nga vendet anglo-saksone, madje shtoi se Evropa nuk ka kapacitet për të bërë një luftë të vërtetë.
“Është kristal e qartë se kërcënimi për botën vjen nga anglo-saksonët. Perëndimi veçanërisht Evropa nuk ka fuqi për një luftë të vërtetë”, tha ai.
Deputeti rus u shpreh se ata kanë në planë të ndalojnë furnizimin me energji elektrike dhe gaz të të gjitha vendeve të cilat furnizohen nga Rusia, duke i lënë kështu pa Energji dhe pa ushqim. Më pas do të shohim a do të vazhdojnë më luftën vendet perëndimore dhe a do të mbështesin Amerikën në luftën e tyre të ftohët.
“Si pjesë e operacionit për shkatërrimin e vendeve të rëndësishme kritike, Evropa Perëndimore do të ndërpritet nga furnizimi me energji elektrike dhe do të bllokohet. Të gjitha vendet që do të mbeten pa energji elektrike do të shkatërrohen. Dhe në fazën e tretë, do të shohim se çfarë do t’i thonë SHBA-të Evropës Perëndimore, për vazhdimin e luftës së tyre të ftohtë, pa ushqim dhe energji elektrike. Pyes veten se si ata (SHBA) do të arrijnë të qëndrojnë mënjanë” shtoi ai.
Gjenerali hodhi poshtë planet e mbështetura nga ekspertë të tjerë rusë për të rrëmbyer një korridor përmes Lituanisë, për të furnizuar enklavën e Kaliningradit të Detit Baltik, e cila është e lidhur midis shteteve të NATO-s, Polonisë dhe Lituanisë.
Ai e sheh një strategji të tillë si një kurth perëndimor, sepse ushtria e Putinit do të rrethohej nga dy anët nga trupat e NATO-s.
“Është dëshira e partnerëve tanë perëndimorë që ne të pastrojmë Korridorin Suvalkovsky [nga Bjellorusia në Lituani për të furnizuar Kaliningradin]. Nëse shikoni hartën, do të ishte një gabim i madh nga ana jonë të bënim korridorin vetëm për të përfunduar me trupat e NATO-s djathtas dhe majtas dhe ne gjithashtu duhet ta tërheqim Bjellorusinë”, u shpreh ai.
Sipas tij strategjia më e mirë është të kthejë kryeqytetin lituanez në identitetin e tij të mëparshëm si Vilno, dhe kryeqytetin estonez Talin në identitetin e tij carist si Reval.
“Ne me qetësi… e kthejmë Vilniusin përsëri në Vilno, kujtojmë veten se çfarë është Reval (emri carist i Talinit) dhe çlirojmë krahun e djathtë baltik, në mënyrë që të mos shqetësohemi se mund të na godasin nga mbrapa“, tha ai.
Ai shtoi se nga pikëpamja ushtarake duket e pamundur krijimi i një korridori përmes Lituanisë, por tha se nëse perëndimi vazhdon bllokimin e Kaliningradit, Rusia do të ndërmarrë një aksion jo vetëm për të hapur një korridor por duke shkatërruar çdo gjë që del përpara.
“Nga pikëpamja ushtarake është e pamundur të arrihet një korridor i qartë përmes Lituanisë por nëse Perëndimi vendos të bllokojë rajonin e Kaliningradit, do të merret një vendim për të kryer një operacion strategjik për zhbllokimin e tij. Por si ushtarak, e kuptoj qartë se askush nuk do të shqetësohet vetëm për të bërë një korridor. Nëse fillojmë të punojmë, do të punojmë siç duhet. Gjithçka do të pastrohet, sepse pse t’i lini armiqtë pas shpine?”, përfundoi ai.
Gurulyov, është një ish-zëvendës komandant i qarkut ushtarak jugor të Rusisë. Ai shërbeu me forcat ruse në Siri. Ai është sanksionuar nga SHBA për lidhjet e tij të ngushta me Putinin. Në shkurt ai dyshohet se u dëgjua në një telefonatë të përgjuar që urdhëronte vartësit të digjnin shtëpitë e ukrainasve pasi i kishin dëbuar familjet në rrugë. Një veprim i tillë përbën krim lufte.
Rruga Press