Uncategorized

Londra acaron Moskën, 10 mijë ushtarë ukrainas do të trajnohen në Mançester

Rreth 600 ushtarë ukrainas po zhvillojnë aktualisht një kurs intensiv 3 javor nga trajnerët ushtarakë të Mbretërisë së Bashkuar .

Ushtarët e rinj pritet të mësojnë disa nga gjërat themelore që nevojiten për të qenë pjesë e vijës së parë të luftës, ku përfshihen aftësitë bazë të luftës dhe ndihmës mjekësore.

Grupi që po trajnohet aktualisht është i pari nga 10 mijë ushtarë ukrainas që pritet të kalojnë në radhët e trajnimit nga ushtarakët britanikë, si pjesë e paketës së fundit të ndihmës së qeverise britanike për Ukrainën, nismë e cila ka kushtuar 1.3 miliardë paund.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Bazuar në shqetësimet mbi mbështetjen e Britanisë ndaj Ukrainës, që kanë ardhur si pasojë e dorëheqjes së Boris Johnson, Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace gjatë një vizite në bazën ushtarake pranë Mançesterit shprehu mbështetjen e tij në ketë mision.

“Londra do të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar Kievin në përpjekjet e tij kundër pushtimit rus dhe i gjithë sistemi politik është mbështetës i asaj që ne po bëjmë në Ukrainë”, deklaroi ai.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

Wallace, i cili konsiderohet si një pretendent kryesor për të pasuar Johnson tha gjithashtu se jo vetëm Britania por të gjithë janë të dedikuar pas kësaj mbështetje ndaj Ukrainës.

“Britania është e gjitha nga cepi në cep suportuese ndaj Ukrainës, nuk është vetëm një person që njihni, nuk vetëm jam unë, as kryeministri, është e gjithë përpjekja”, tha Wallace.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *