Lajme

Lojërat Olimpike, Tokio “vishet” kuqezi, parakalojnë sportistët e Shqipërisë, Gega-Calja flamurmbajtës

Më në fund pas më shumë se një viti pritje, startojnë Lojërat Olimpike.

Tokio mirëpret aktivitetin më të madh sportiv në botë, ku më shumë se 11, 238 atletë nga 204 shtete garojnë në 33 sport dhe 50 disiplina.

Ashtu siç ishte parashikuar, ceremonia hapëse ishte shumë “private”, teksa në stadium ishte afro 1 mijë persona, pjesa më e madhe funksionarë dhe të ftuar, kjo e kushtëzuar shumë nga rregullat e imponuara nga COVID-19.

E qartë, e thjeshtë dhe me momente të inspiruara nga drama që pandemia COVID ka shkaktuar në mbarë botën”, kështu nisi ceremonia e Lojërave Olimpike, ku organizatorët u kujdesën ti tregonin të gjithë botës se sa e vështirë ka qenë të besh sport këtë periudhë, ku sportistët ishin të detyruar të stërviteshin në shtëpitë e tyre, për shkak të karantinës.

Lexo më shumë  Kryeprokurori Isufaj takohet me shefin e EULEX-it , diskutojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

Më në fund jeta iu rikthye normalitet dhe këto Lojëra Olimpike janë mesazhi më qartë që jeta vazhdon.

Shqipëria parakalojë në stadiumin Olimpik të Tokios me nëntë sportistët elitarë, ku flamurin kuqezi e mbante dyshja Luiza Gega-Briken Calja. Shqipëria kërkon të shkruaj historinë në këto Lojëra ku pretendojnë të sigurojnë medalje, diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë.

Lexo më shumë  Varfëria, Shqipëria me kostot më të larta në Evropë të dietës ushqimore

Peshëngritësi Briken Calja është pikërisht shpresa më e madhe e Shqipërisë për tu futur në zonën e medaljeve.

I pari që do të konkurrojë për Shqipërinë më 24 korrik është gjimnasti Matvei Petrov, një tjerë sportist ku pritshmëritë janë shumë të larta.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *