Sport

Lojërat Olimpike Dimërore – Kosova valon flamurin në Kinë

Ekipi olimpik i Kosovës ka parakaluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekini 2022” që po mbahet në stadiumin “Foleja e Zogut”. Kosova ishte e 54-ta që parakaloi në këtë ceremoni ku marrin pjesë 91 shtete, ndërsa flamurin e barti skiatori Albin Tahiri.

Tahiri ishte bartësi i vetëm i flamurit të Kosovës pasi skiatorja Kiana Kryeziu nuk është lejuar të marrë pjesë nga organizatorët për shkak të kontaktit të mundshëm me personat tjerë, pasi trajneri Agim Pupovci ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirus.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Për Kosovën kjo është hera e dytë që paraqitet në këtë ngjarje, pasi para katër vjetësh mori pjesë edhe në Korenë e Jugut, ku Tahiri ishte bartës i flamurit të Kosovës.

Në parakalim, së bashku me Tahirin janë paraqitur edhe anëtarët tjerë të ekipit olimpik të Kosovës. Tahiri në këto Lojëra do të marrë pjesë në katër disiplina të skijimit alpin, ndërsa garën e parë do ta ketë të dielën.

Lexo më shumë  Anëtarësimi i Kosovës në KiE. Kosova dhe Zvicra mbajtën takimin konsultativ

Rruga Press

YouTube player