“Lobisti” Grenell i del në krah Vuçiqit: Kurti është problemi, riktheni Thaçin
Ish-i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi gjatë kohës së presidencës së Donald Trumpit, Richard Grenell, sërish ka sulmuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë se situata aktuale është për faj të Kurtit, teksa ka bërë thirrje të kthehet ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Një katastrofë tjetër e Blinkenit. Edhe shqiptarët e dinë se Kurti është problemi. Riktheni Thaçin! Nuk ka të bëjë me të kaluarën – asnjëra palë nuk është kurrë e drejtë apo kurrë gjithmonë e gabuar. Ka të bëjë me Albin Kurtin duke bërë lëvizje të njëanshme për të refuzuar letërnjoftimet serbe dhe targat brenda Kosovës. Është e panevojshme. Njerëzit në Kosovë meritojnë vende pune dhe liderë që duan zhvillim ekonomik”, ka shkruar Grenell në Twitter. “Vetëm një kujtim, presidenti Trump me sukses negocioi 4 marrëveshje të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Po ndihmonim rritjen e ekonomive. Bideni ka injoruar Ballkanin”, është shpreh Grenell.
Nuk është hera e parë që Richard Grenell mban qëndrime të tilla. Veç të tjerash, ai është akuzuar shpesh se është lobist i paguar nga shteti serb dhe punon për të avancuar agjendën e këtij shteti.
Rruga Press