KryesoreLajme

Llugaliu për dinarin serb: Ka pasur tentime që të futet nga Jarinja, por nuk është lejuar

Drejtori i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, ka thënë sot se që nga hyrja në fuqi e Rregullores së re të Bankës Qendrore nuk ka pasur hyrje të valutës së dinarit në Kosovë.

Llugaliu gjatë raportimit të në Komisionin për Buxhet dhe Financa ka thënë se asnjë lëvizje nuk mund të bëhet pa prezantuar autorizimin e BQK-së.

Lexo më shumë  Kurti në Gjilan: 500 mijë zemrat sjellin jo vetem Kuvend të ri dhe Qeveri të re, por edhe Prokurori të re, që i ndjek kriminelët e të gjitha ngjyrave

“Sa i përket importit të dinarëve, kemi pasur një elaborim për të trajtuar çështjen e ligjshmërisë të dinarit. Kemi pasur një studim të çështjes dhe kemi ngritur te BQK-ja. Rregullorja e BQK e ka rregulluar çështjen e bartjes së parasë për të gjithë operatorët. Me rregulloren e re është specifikuar. Tani as një lëvizje nuk mund të bëhet pa prezantuar autorizimin”, ka thënë ai.

Ai tha se ka pasur disa tentime që të fusin dinar në Kosovë, por nuk është lejuar.

“Dy raste që janë paraqitur në vendkalimin kufitar në Jarinjë, ne i kemi njoftuar që çfarëdo importi i parasë duhet të bëhet në përpikëri me Rregulloren e BQK-së”, ka thënë Llugaliu.

Rruga Press

YouTube player