Lleshaj i sinqertë: S’dal garant se nuk do ketë para të pista në zgjedhje
Ministri i Mbrojtjes, Sandër Lleshaj nuk e ka mohuar mundësinë që në zgjedhjet e 25 prillit të qarkullojnë para të pista, të akumuluara nga aktivitete kriminale.
“Këtë garanci nuk mund ta jap unë sepse përderisa nuk janë sekuestruar janë para në qarkullim. Ne do kontribuojnë në luftën kundër krimit. Ne kemi garancinë se niveli i luftës kundër krimit është në nivelin më të lartë siç nuk e kemi pasur asnjëherë. Sot më shumë se kurrë kemi njësi të specializuara” – tha Leshaj në një intervistë në “Abc”.
Lleshaj u shpreh se nuk e parashikon të ardhmen e tij në kabinetin qeveritar pas zgjedhjeve të prillit.
“Unë e kam thënë që nuk do jem përgjithmonë në këtë post. Nuk mund të bëj plane. Në jetën time nuk kam marrë kurrë një detyrë që e kam aspiruar. Unë nuk bëj plane. I vetmi plan që bëj është të ndjek disa parime të rëndësishme dhe mbërrij aty ku dua të mbërrij. Ky është i vetmi plan që bëj” – tha ai