Lajme

Lladrovci: Memli Krasniqi më tha lëshoje pozitën se kam shumë presion

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për presionet që ka marrë nga PDK-ja për të lënë pozitën e kryetarit.

Lladrovci në Teve1 ka treguar se disa anëtarë të PDK-së nuk e duan në kryesi, duke e ndikuar edhe qëndrimin e kryetarit të partisë, Memli Krasniqi.

“Unë nuk besoj që PDK-së i pengon me pas një kryetar shembull, por një grup i caktuar të kryesisë në PDK nuk e dojnë të punojnë me duart të pastra”, ka thënë Lladrovci.

Lexo më shumë  Miratohet në parim projektigji për çmimet tavan

Ai shtoi se nuk është çështje personale vetëm me kryesinë, por me strukturat më të gjera të partisë:
“Mu ka disa që nuk më dojën në PDK, por po i bie që nuk më do kryetari i Partisë Demokratike, sepse unë kam thënë edhe në emisione të tjera: bonu lider, dil e thuaj, ‘nuk e dua më Lladrovcin në qeverisje’, e jo të shpërndaj përgjegjësinë tek 43 anëtarët e PDK-së”, ka shtuar ai.

Lladrovci gjithashtu ka përshkruar kërkesën direkte nga Memli Krasniqi:
“Kryetari u dashtë me ardh edhe me më thanë a po vazhdon dhe për një mandat, se na jemi të kënaqur me punën tënde, e jo me ardh me thanë a po e lëshon se kom shumë presion për Drenasin. Ai u ndiku edhe nga eksponentë të komunave të tjera”, ka treguar Lladrovci.

Lexo më shumë  Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime për sigurinë, ekonominë dhe integrimin evropian
YouTube player