Sport

Liverpooli dhe Arsenali luajnë vetëm për fitore, formacionet zyrtare të derbit të javës në Ligën Premier

Liverpooli dhe Arsenali kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Ligën Premier.

Reds janë nikoqir të Topçinjve në takimin derbi të javës në kampionatin elitar anglez, takim që pritet të zhvillohet në Anfield nga ora 18:30.

Ekipi i Jurgen Klopp vjen nga një barazim dhe një humbje në dy ndeshjet e fundit dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores për të mbetur në hap me kreun e tabelës.

Në anën tjetër, ekipi i Mikel Artetas vjen nga një seri pozitive me tri fitore radhazi dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive për t’u ngjitur në renditje.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

LiverpoolAlisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Tsimikas; Alcantara, Fabinho, Ox-Chamberlain; Salah, Jota, Mane; 

ArsenalRamsdale; Tomiyasu, White, Gabriel, Tavares; Smith-Rowe, Partey, Lokonga, Saka; Aubameyang, Lacazette; 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *