Lajme

Live- Tragjedia në Bullgari! Mbërrijnë 45 trupat e pajetë në Shkup

SHKUP- Ditën e sotme në Shkup kanë mbërritur 45 trupat e pajetë të shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga djegia e autobusit në autostradën e Strumës në bullgari. Mëngjesin e sotëm me dy helikopterë ushtarakë në Shkup kanë mbërritur viktimat.

Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Angel Angelov, ka njoftuar se trupat e pajetë do të sillen me dy avionë transportues ushtarak. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, nëpërmjet një statusi në Facebook ka bërë me dije se sot do të ndryshojë orari i pritjes së kufomave.

Lexo më shumë  Lubonja: Nëse SPAK do ishte i pavarur, Veliaj do të arrestohej

Ai njoftoi se pas transportit në aeroportin e Shkupit, me kërkesë të disa familjarëve, kufomat do të dërgohen në shtëpitë e tyre ose në varreza në mënyrë që të mbërrijnë para namazit të Xhumasë. Ministria e Punëve të jashtme ka bërë me dije se trupat e viktimave do të priteshin me homazhe në sheshin “Skënderbeu” në Shkup ku do të vendoseshin edhe kurora me lule në nder të tyre.

Tragjedia ndodhi më 23 nëntor, aty ku një autobus i linjës Shkup-Stamboll-Shkup u përplas me trafikndarësen në autostradën e Strumës në Bullgari dhe më pas mori flakë duke u shkrumbuar për 2-3 minuta. Nga kjo tragjedi humbën jetën 45 persona, mes tyre 12 fëmijë dhe mbijetuan 7 të tjerë. Prokuroria bullgare shtoi se shkak i kësaj tragjedia ka qenë gabimi njerëzor i shoferit, ndërsa ka patur aludime për kushtet e degraduara të sinjalistikës rrugore dhe kontrollit teknik të autobusit.

Lexo më shumë  Ahmeti: Ka sinjale që masat sanksionues ndaj Kosovës mund të largohen

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *