Lajme

Lista Serbe të ngazëllyer me fjalimin e presidentit serb në Parlament, Trajkoviq: Këta që ‘nuk’ i kontrollon Vuçiqi

Parlamenti i Serbisë gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një seancë të veçantë për Kosovën.

Në Kuvend, të pranishëm ishin edhe zyrtarë të Lista serbe të Kosovës, të cilët duket se ishin të kënaqur me fjalimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Në disa raste, duke përfshirë edhe të sanksionuarin e SHBA-ve, Milan Radoiçiq, ata shihen duke duartrokitur dhe brohoritur në mbështetje të Vuçiqit – “Aco srbine”,

Lexo më shumë  Aftësitë e programimit në Shqipëri mbeten të ulëta, vetëm 11% e popullsisë zotëron njohuri kodimi në 2025

Ndërkohë, Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka ironizuar me praninë e deputetëve të Listës Serbe.

“Ja këta që ‘nuk i kontrollon’ Vuçiqi. Këndellje për të gjithë ata që mbështetën barrikadat”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, Kuvendi i Serbisë do të vazhdojë edhe sot të flas për Kosovën, ku temë e diskutimit është propozimi gjermano-francez.

Rruga Press

Lexo më shumë  Qeveria vendos masa mbrojtëse për çmimet e naftës, kufizohen marzhat e fitimit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *