KryesoreOpinion/Aktualitet

Lista e talljes me shqiptarët/ Ish-kryepolici më skandaloz bëhet zv/ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë në mes të krizës energjitike

Le të fillojmë e t’i numërojmë disa nga talljet që janë bërë me popullin shqiptar, tallje këto të lidhura me emrin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë në Shqipëri:

  1. Ardi Veliu e shndërroi Policinë e Shtetit në vendin ku punësohen njerëzit e partisë, e këta të fundit, do të ishin ata që do ta mbronin me dhunë kryeministrin, duke ushtruar agresion të paprecedentë në çdo protestë, sado e vogël apo e madhe ajo
  2. Kanabizimi i vendit kapi majat pikërisht në kohën kur Ardi Veliu ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, kurse Sandër Lleshi Ministër i Brendshëm. Kjo dyshe do të mbahet mend për bashkëpunimin e fortë të vendosur me Policisë së Shtetit dhe kultivuesve apo trafikuesve të lëndës narkotike cannabis sativa
  3. Ardi Veliu ishte kryeshefi i policisë gjatë periudhës kur në Shqipëri janë rrahur dhe shoqëruar në komisariat më shumë gazetarë se kurrë
  4. Ardi Veliu ishte pikërisht ai që nuk dha dorëheqje kur larot e tij të veshur me uniformë policie dhe pa numër identifikimi e vranë në mënyrë banditeske të riun Klodian Rasha. Protestën që pasoi e shtypi dhunshëm me forca speciale dhe gaz lotsjellës.
  5. Ardi Veliu ishte shefi i policisë kur kjo e fundit ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar, të ardhur nga Serbia, ndaj qytetarëve
  6. Ardi Veliu ishte ai që nuk dha dorëheqje kur policia dhe qeveria e tij vrau Klodian Rashën, por dha dorëheqje vetëm kur ia kërkoi këtë shefi i tij Rama. Arsyetimi ishte fantastik: Dua të jem pranë fëmijëve të mi.
Lexo më shumë  Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Sot, pak kohë pasi Ardi Veliu kishte thënë se donte të rrinte me fëmijët e tij, mësojmë se ai emërohet zv.Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Pas asaj çmalljeje të shpejtë me familjen, Rama na e sjell Ardin në atë ministri e cila supozohet se do t”i ketë sfidat më të mëdha përgjatë krizës energjitike që gjendet përballë.

Me sa di opinioni publik, kryepolici Veliu nuk shquhet për ndonjë zotësi të mendjes në përgjithësi, e lere pastaj për zotësi që e bëjnë të kualifikuar për të qenë zëvendës ministër në ministrinë që do të merret me sfidat energjitike.

Lexo më shumë  Osmani: Kosova ka treguar vazhdimisht vullnet që të zbatojë marrëveshjen e arritur në Bruksel

Është mjaft e qartë që Z. Veliu nuk ka ndonjë zotësi intelektuale, morale, profesionale, administrative apo ekzekutive sa i përket kësaj ministrie. Ai vetëm sa po merr shpërblimin e besnikërisë së tij. Po merr hisen e mbrojtjes së pashoqe që i ka bërë deri më sot kryeministrit Rama.

Ai e ka provuar se është gati të bëjë çdo lloj pune të ndyrë që ia kërkon, jo detyra dhe funksioni, por shefi i tij në krye të qeverisë me të cilin do të vijojë talljen ndaj popullit dhe bashkëpunimin e tyre të ngushtë që do të sjellë shumë përfitime.

Sigurisht, jo për qytetarët dhe Shqipërinë.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *