Lista e ndihmave ushtarake për Ukrainën, top 10 shtetet që e ndihmuan në luftën kundër Rusisë
Është publikuar një listë me emrat e shteteve që e kanë ndihmuar Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.
Dhe siç raportohet, listën me ndihma ushtarake e kryeson SHBA-ja.
Deri në fund të gushtit, të dhënat nga Instituti i Kielit tregojnë se SHBA-ja i ka dërguar aleatit të saj armë dhe pajisje me vlerë 61.1 miliardë dollarë, shkruan BBC.
Ajo ndiqet nga Gjermania me 11.4 miliardë dollarë, Mbretëria e Bashkuar me 10.1 miliardë dollarë, Danimarka me 7 miliardë dollarë, Holanda me 5.5 miliardë dollarë, Suedia me 4.6 miliardë dollarë, Polonia me 3.5 miliardë dollarë, Franca me 3.4 miliardë dollarë, Kanada me 2.7 miliardë dollarë dhe Finlanda me 2.4 miliardë dollarë.
Megjithatë, me largimin e Joe Biden nga Shtëpia e Bardhë në janar, në Ukrainë ka shqetësime se pasardhësi i tij Donald Trump mund të ngadalësojë ose të ndalojë çdo mbështetje të mëtejshme.
Ndryshe, mediat kanë raportuar se Biden ka autorizuar përdorimin e raketave me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA-ja në Ukrainë për sulme brenda Rusisë.
Armët me gjasë do të përdoren fillimisht kundër trupave ruse dhe koreano-veriore në mbrojtje të forcave ukrainase në rajonin Kursk.
Rruga Press