Lajme

Lirohet nga paraburgimi politikani opozitar serb Sanduloviq

Politikani opozitar serb, Nikolla Sandulloviq, është liruar të hënën nga paraburgimi në qytetin jugor të Serbisë, Nish, njoftoi avokati i tij mbrojtës, Çedomir Stojkoviq, duke shtuar se ky vendim u mor “pas trysnisë së shtuar” nga vendet e Perëndimit.

“Nikola Sanduloviq sapo është liruar… për ta mbrojtur veten nga akuzat se kishte vendosur lule pranë varrit të një vajze shqiptare”, shkroi Stojkoviq në rrjetin social X.

Ish-shefi i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin tha më 6 janar se Sandulloviqi ishte arrestuat me urdhër të tij, urdhër që sipas tij është në fuqi edhe pas dorëheqjes së tij.

Lexo më shumë  Gërvalla: 7 qershori vulos në mënyrë të pakthyeshme ecjen përpara të Republikës së Kosovës!

Vulin tha për mediat serbe se arsye për arrestimin e tij ishte vendosja e kurorave me lule në fshatin Prekaz në Kosovë.

Më herët, Zyra e Prokurorit në Nish kishte konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Sandulloviq ndodhej në paraburgim prej 5 janarit, nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”./REL

Lexo më shumë  Haxhiu: Derisa fati i Ukshin Hotit mbetet i pandriçuar, drejtësia për të zhdukurit mbetet e paplotë
YouTube player