Lajme

Ballist Morina lirohet nga burgu

Lirohet nga burgu Ismail Morina, i arrestuar më 25 maj, ditën kur u mbajt në Tiranë dhe finalja e Konferencë Ligës.

Gjykata e Durrësit vendosi që Ismail Morina, i njohur ndryshe dhe si “Ballisti”, të kryejë 5 muaj shërbim prove.

Ndalimi i tij paraditen e 25 majit u bë pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

“Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, tha Policia në një njoftim për mediat.

Lexo më shumë  Kandiq i kërkon BE-së të reagojë ndaj shtrembërimit të fakteve për luftën në Kosovë dhe gjenocidin në Srebrenicë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *