Ballist Morina lirohet nga burgu
Lirohet nga burgu Ismail Morina, i arrestuar më 25 maj, ditën kur u mbajt në Tiranë dhe finalja e Konferencë Ligës.
Gjykata e Durrësit vendosi që Ismail Morina, i njohur ndryshe dhe si “Ballisti”, të kryejë 5 muaj shërbim prove.
Ndalimi i tij paraditen e 25 majit u bë pasi ishte shpallur në kërkim për llogari të Drejtorisë së Policisë Durrës.
“Ky shtetas u ndalua pasi gjatë verifikimeve ka rezultuar person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka vendosur revokimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për lirimin e tij me kusht dhe ka caktuar vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit, 5 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, tha Policia në një njoftim për mediat.
Rruga Press