KryesoreLajme

Lirohet me amnistinë penale e dënuara për trafik të 58kg kanabis, Erisa Fero, që punonte tek AKSHI

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022, pasi në automjetin që drejtonte në aksin Pogradec-Qafë Thanë u gjetën 58 kilogramë lëndë narkotike kanabis, që sipas hetimeve do të trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Në 28-vjetorin e rënies heroike, Haxhiu nderon Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Në jetën e tyre dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën krah për krah

Çështja mori jehonë të madhe publike për shkak të funksionit që Fero mbante në administratën shtetërore. Pas arrestimit, AKSHI njoftoi largimin e saj nga detyra, ndërsa sot ajo ka rifituar lirinë si përfituese e amnistisë penale, pas vuajtjes së një pjese të dënimit.

YouTube player