Bota

Lirohet gazetari amerikan nga burgu në Birmani

Gazetari amerikan Danny Fenster është liruar nga burgu në Birmani, vetëm tri ditë pasi ishte dënuar me 11 vjet burgim nga një gjykatë ushtarake, raporton BBC.

Punëdhënësi i tij, uebfaqja në gjuhën angleze “Frontier Myanmar”, ka thënë se ai po largohet nga Birmania.

Zëdhënësi i Juntas, gjeneral-majori Zaw Min Tun ka konfirmuar për BBC-në se gazetarit i është lejuar të largohet nga Birmania.

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Fenster, që ishte drejtor menaxhues i “Frontier Myanmar”, u arrestua në maj ndërsa ishte duke planifikuar të kthehej në SHBA.

Ai është një nga dhjetëra gazetarë, dhe mijëra persona në përgjithësi, që janë arrestuar që nga grusht-shteti në shkurt.
Fenster është dënuar për shkelje të ligjit të emigracionit dhe inkurajim të pakënaqësive ndaj ushtrisë.

Javën e kaluar ai u ngarkua me dy akuza tjera, përfshirë terrorizëm dhe rrezikonte burgim të përjetshëm.

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm boshnjak: Kjo lloj Serbie nuk meriton respektin, por përbuzjen tonë

Mënyra se si është bërë e mundur lirimi i Fensterit nuk dihet. Mirëpo, ish-ambasadori i SHBA-së në Birmani, Bill Richardson, besohet se ka negociuar për lirimin e tij.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *