KryesoreLajme

Lirohet edhe një banesë e uzurpuar në Mitrovicën e Veriut

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës e ka liruar sot një banesë të uzurpuar në Mitrovicën e Veriut, me asistimin e Policisë së Kosovës.

“Aksioni është kryer nga Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës me asistimin e Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për RTKlive zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Lexo më shumë  “Të rinjtë u rrahën në protesta barbarisht”, Erald Kapri kallëzon në SPAK kreun e Policisë, Skënder Hitaj: Prokuroria e Posaçme ka nisur hetim

Gjatë ditës së djeshme, është liruar edhe një banesë nga ana e Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikimin të Pronës, në një ndërtesë banimi që ndodhet në rrugën “Ivo Llolla Ribar” në Mitrovicën e Veriut. /RTK/

YouTube player