KryesoreLajme

S’janë liruar të gjithë shtetasit të Kosovës të ndaluar në kufirin Serbi-Kroaci

Janë liruar disa shtetasit të Kosovës të cilët janë ndaluar për më shumë se 18 orë në pikën kufitare Serbi – Kroaci. 

Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka thënë se ende nuk janë liruar të gjithë qytetarët kosovarë që janë mbajtur prej të martës në mbrëmje në pikëkalimin kufitar Serbi-Kroaci, Batrovc.

“Në funksion të mbrojtjes së interesit institucionak, interesit publik dhe interesit qytetarë, i ftoj publikisht mediat që të mos konfirmojnë zhvillime ta përmbyllura. Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh. Kur ky është rasti do të ketë komunikim nga MPJD!” ka shkruar ai në Facebook.

Ndalimi i tyre ka nxitur reagime të shumta. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me këto veprime, Serbia po hakmerret ndaj votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se Serbia shkeli Marrëveshjen e Lëvizjes së Lirë.

S’ka ende informacione për të ndaluarit në pikën kufitare Serbi – Hungari. 

– Një qytetar i bllokuar në pikëkalimin kufitar Serbi-Kroaci ka thënë se situata është rraskapitëse. Aty autoritetet serbe, siç ka thënë ai, po i marrin nga 2-3 qytetarë për t’i verifikuar duke e zgjatur procesin e ndalimit. “Po bëjnë presion e horror në këtë mënyrë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Aktualisht në këtë pikë janë 12 autobusë të bllokuar. 

Që nga orët e vona të së martës, qindra qytetarë të Kosovës janë bllokuar në Serbi, në pikë kalimin me Kroacinë, kanë bërë të ditur disa shtetas të Kosovës dhe Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi.

Fatmir Haxholli nga zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, ka thënë se ende nuk janë liruar të gjithë qytetarët kosovarë që janë mbajtur prej të martës në mbrëmje në pikëkalimin kufitar Serbi-Kroaci, Batrovc.

“Në funksion të mbrojtjes së interesit institucionak, interesit publik dhe interesit qytetarë, i ftoj publikisht mediat që të mos konfirmojnë zhvillime ta përmbyllura. Unë duhet të jem i fundit që dalë nga stacioni policor kufitar në Batrovc, dhe kjo ende nuk ka ndodh. Kur ky është rasti do të ketë komunikim nga MPJD!” ka shkruar ai në Facebook.
Haxholli, si dhe qytetarët e bllokuar, kanë konfirmuar se autoritetet serbe ua kanë marrë pasaportat dhe dokumentacionet duke i mbajtur.

“Bllokimi i mbi rreth 300 qytetarëve, duke ua mbajtur pasaportat dhe dokumentacionet e udhëtimit, është shkelje flagrante jo vetëm e marrëveshjeve të Brukselit, por edhe e të drejtave universale të njeriut të garantuara me të gjitha konventat ndërkombëtare. Vetëm regjimet më autoritare i bllokojnë udhëtarët e një vendi tjetër, me shpjegimin ‘ky është një urdhër nga Beogradi’”, ka shtuar Haxholli.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Haxholli ka thënë se është në pritje të përcjelljes së afërt që të udhëtojë drejt pikëkalimit Batrovci për t’iu gjetur afër qytetarëve.

Sipas njërit prej qytetarëve të bllokuar, janë më shumë se 15 autobusë të ndaluar.

Në një lidhje direkte me emisionin “SOT” të KTV-së, një qytetar i bllokuar në këtë pikalim ka thënë se policia serbe s’ka pasur sjellje të këqija ndaj tyre, porse u kanë thënë se pa urdhër të Beogradi s’mund të bëjnë zgjidhje.

“Prej orës 22:30, jemi të bllokuar në zonën neutrale. Na kanë marrë letërnjoftimet dhe na kanë vendosur në zonë neutrale, në pikëkalimin me Kroacinë. S’ka asnjë përgjigje pse, ose ndonjë vërejtje. Veç po na thonë pritni. S’kemi mundur të kontaktojmë me askënd. Vetëm qytetarët që posedojnë letërnjoftim të Kosovës janë bllokuar. Policia ka hyrë brenda në autobus dhe na ka marrë të gjithëve letërnjoftimat. Mbi 1000 udhëtarë janë të bllokuar. Policia serbe s’është sjellë keq, por po na thonë pritni. Pa ardhur urdhri nga Beogradi, s’mund të bëjmë zgjidhje na kanë thënë”, ka thënë ky qytetar.

Rruga Press

YouTube player