KryesoreOpinion/Aktualitet

Liria ka emër! Edhe ata që krijuan dhe mbështetën gjykatën kanë emër!

Shkruan Mentor Kikia

Sot u shkruajt një nga kapituj më të errët të historisë tonë të këtij shekulli. Udhëheqësit e një lufte, të “çertifikuar” si një luftë çlirimtare dhe e drejtë, u dënuan si një bandë kriminelësh ordinerë. E vërteta nuk mundi t’ia dilte përballë lobimeve dhe interesave politike

Por, për një kujtesë të shpejtë:

“Gjykata e Hagës” nuk është një gjykatë e huaj. Ajo e ka emrin zyrtar “Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar” dhe është një gjykatë e Kosovës, e vendosur në Hagë. E ngritur posaçërisht “për shyrtimin e krimeve të kryera nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Gjykata u krijua zyrtarisht në vitin 2015, u votua nga 82 deputetë, të PDK dhe LDK, të cilët nuk i rezistuan presionit ndërkombëtrar, diplomatëve europianë e amerikanë. Vetëvendosja, AAK dhe Nisma ishin kundër, jo vetëm me votë.

Lexo më shumë  Lufta me Iranin i kushtoi SHBA-së 33.4 miliardë dollarë

Edhe Qeveria e Shqipërisë, që sillej më e paanshme se një qeveri Nordike, loboi fort që kjo gjykatë të krijohej.

Kjo gjykatë sot foli “Në emër të popullit të Kosovës”….

Dëshmitë që dënuan ish-drejtuesit e saj, shkonin deri tek “mbajtja e armëve dhe përdorimi i uniformave ushtarake pa lejen e autoriteteve serbe”.

Ajo gjykatë nuk duhej krijuar. Çdo luftë, edhe ajo çlirimtare, ka pjesën e saj të padukshme dhe jo fort paqësore. Ishte një luftë guerile…dhe nje lufte guerrile, është si ai thesi i miellt, që sa herë ta shkundësh nxjerr tym.

Lexo më shumë  ShBA-ja konfirmon për herë të parë se kanë vendosur armë hapësinore

Pjesa tjetër e reagimit në Tiranë dhe Prishtinë ishte një patriotizëm tallava.

Marshime me flamuj e koncerte, makina me bori mbuluar me flamuj kuq e zi e flamuj të UÇK-së. Një patriotizëm folklorik, shpesh në kufijtë e banalitetit, vetëm për qëllime politike, në Prishtinë dhe në Tiranë.

Liria vërtet ka emër. Por edhe ata që e votuan dhe e mbështetën gjykatën kanë emër. Nuk po flas për amerikanët dhe europianët, por për shqiptarët. Ata, sot nuk duhet të vajtojnë me lot patriotizmi, por të ulin kokën së paku.

YouTube player