Lajme

Liria e shtypit, presidentja Osmani: Shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit theksoi se vlerëson punën e gazetarëve të guximshëm që i dhanë zë vuajtjeve të qytetarëve të Kosovës gjatë luftës dhe vazhdojnë të ngrisin zërin për të vërtetën.

Osmani në një postim në Twitter shkruan se progresi i Kosovës në Indeksin e Lirisë së Shtypit është shembull i shkëlqyer për përkushtimin ndaj demokracisë.

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit ne vlerësojmë gazetarët e guximshëm që i dhanë zë vuajtjeve tona gjatë luftës dhe ata që vazhdojnë të ngritin zërin për të vërtetën dhe lirinë sot.

Lexo më shumë  “10 elektricistë të vdekur në 10 muaj, si ushtarë në luftë!”, Koçeku: Duhet hetim dhe ndihmë për familjarët

Progresi i Kosovës në Indeksin e lirisë së shtypit është një shembull i shkëlqyer i përkushtimit tonë ndaj demokracisë”, shkruan presidentja.

Ndryshe, në Indeksin e Lirisë së Shtypit të publikuar nga Reporterët pa Kufij thuhet se Kosova ka shënuar përparim sa i përket lirisë së mediave.

Kosova sivjet radhitet në pozitën e 61-të, në krahasim me pozitën e 78-të, që ka mbajtur në vitin 2021, por edhe përkundër përparimit, Kosova vazhdon të mbetet në mesin e vendeve me “situatë problematike”.

Rruga Press

Lexo më shumë  Blerja e një banese në Shqipëri, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *