Lajme

Linja e autobusëve Tiranë-Durrës rrit çmimin e biletës

Linja e autobusëve Tiranë-Durrës dhe anasjelltas ka rritur çmimin e biletës për pasagjerët. Abcnews.al mëson se bileta tani kushton 180 lekë nga 130 që ishte.

Rritja e menjëhershme rëndon xhepat e qytetarëve, të cilët duhet të paguajnë 50 lekë më shumë. Bëhet fjalë për linjën ndërqytetase më me fluks në vendin tonë, ndërsa në sezonin turistik të verës është edhe më i lartë.

Lexo më shumë  Qeveria e re e Serbisë, komenton Biserko: Po shkon drejt izolimit

Nga ana tjetër, rritja vjen pavarësisht se me herët qeveria ka vendosur të rimbursojë transportin publik për karburantin. Në kuadër të masave të marra në Paketën e Rezistencës Sociale, qeveria vendosi 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetas dhe ndërqytetas.

Kjo masë u mor që qytetarët përdorues të transportit publik të mos preken financiarisht nga pasoja e rritjes së çmimin e karburantit. Por, pavarësisht kësaj rritja e biletës ka ndodhur.

Lexo më shumë  Kosova fillon kapitullin e negociatave për tregtinë e shërbimeve me vendet EFTA 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *