Bota

Ligjvënësit amerikanë ashpërsojnë legjislacionin mbi armët

Më në fund ligjvënësit demokratë dhe republikanë arritën një marrëveshje për të ashpërsuar legjislacionin mbi armët.

Senatori demokrat Chris Murphy është një nga mbështetësit kryesorë të masave të përforcuara.

Thirrjet për të përforcuar legjislacionin u shtuan pas rasteve të shumta të të shtënave me armë në shkolla dhe vende të tjera publike, ku u regjistruan viktima e të lënduar.

Lexo më shumë  Sikur të ishin snajpëristë, artileria ukrainase godet me precizitet pozicionet ruse në Chsiv Yar – pamje nga fushëbeteja

Presidenti Joe Biden e mbështet legjislacionin, por shton se vetëm kaq nuk mjafton.

“Dua të falenderoj senatorin Chris Murphy dhe grupin dypartiak për propozimin e tyre mbi sigurinë e armëve. Nuk zgjidh gjithçka që mendoj se është e nevojshme, por reflekton hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur. Me mbështetjen e dy partive, nuk ka justifikime për vonesë”,  shkroi kreu i Shtëpisë së Bardhë në Twitter.

Lexo më shumë  Propaganda dhe manipulimet ruse në lidhje me zgjedhjen e Kaja Kallas në krye të diplomacisë evropiane

Mijëra njerëz dolën në rrugë këtë fundjavë në shumë shtete amerikane për të kërkuar më shumë kufizime për të parandaluar tragjeditë.

Korniza e re ligjore e rënë kërkon që shitësit e armëve të pajisen me licence federale, çka nënkupton se ata duhet të kryejnë kontrolle të historisë së atyre që blejnë armë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *