Bota

Ligji në Australi parasheh deri pesë vjet burgim për mashtrimin e Gjokoviqit

Deri në pesë vjet burgim parasheh ligji australian për mashtrimin e bërë sikur ai që ka bërë tenisti serb Novak Gjokoviq, me hyrjen në Australi me dokumente e dëshmi të rreme. Tenisti serb tashmë është duke u hetuar nga autoritetet më të larta në këtë shtet për deklaratën e rreme në hyrje.

Zyrtarët e Zyrës së Imigrimit në Australi janë duke hetuar serinë e mashtrimeve që lidhen me testin e COVID-19 të tenistit serb Novak Gjokoviq dhe udhëtimit të tij drejt këtij shteti, pasi vetë sportisti kërkoi falje për pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme edhe pse e dinte se ishte pozitiv me COVID-19.

Lexo më shumë  Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos është shkrimtar i famshëm sllovak

Autoritetet më të larta shtetërore në Australi kanë nisur hetimin për shkak të shkeljes së masave të izolimit, deklaratave të rreme në hyrje dhe mospërputhjet për testin e COVID-19.

Ministri i Imigrimit, Alex Hawke ka në duar të vendosë nëse rasti i tij bën përjashtim, apo mund t’ia anulojë vizën.

Të mërkurën vetë Gjokoviqi pranoi se ka mashtruar për hyrje në Australi. Më 1 janar, agjenti i Gjokoviqit plotësoi deklaratën e udhëtimit në Australi në emrin e tij duke shkruar “jo” kur u pyet se “a keni udhëtuar apo do të udhëtoni në 14 ditët e fundit para udhëtimit drejt Australisë?” Por kjo ka qenë gënjeshtër sepse Gjokoviq para Australisë vizitoi Spanjën.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka rrëzuar të gjithë dronët e lëshuar nga Rusia

Autoritetet janë duke u marrë me këtë mospërputhje deklaratash të Gjokoviqit që të mërkurën tha gjëra ndryshe nga ato që i kishte shprehur ditë më parë. Dënimi maksimal për dëshmi të rreme në këtë vend është burgimi për pesë vjet.

Rruga Press

YouTube player