Bota

Ligji mbi pronësinë e mediave miratohet mes debatesh në Poloni

Ligjvënësit polakë miratuan një ligj të diskutueshëm mbi pronësinë e mediave, sipas të cilit stacioni televiziv më i madh i pavarur, i vetmi i mbetur në vend mund të humbasë licencën.

Votimi i cili erdhi mes një sesioni të mbushur me debate në parlament, mbështet një projektligj të paraqitur nga partia nacionaliste në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS).

Ai synon të ndalojë kompanitë nga jashtë Zonës Ekonomike Evropiane që të kenë aksione kontrolluese në kompanitë polake të mediave.

Opozita thotë se ligji targeton transmetuesin TVN, i cili shpeshherë është shumë kritik ndaj partisë “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) që qeveris Poloninë nga viti 2015.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

TVN është pjesë e grupit mediatik amerikan ‘Discovery’.

Por kjo nuk ishte një sfidë e lehtë për kryeministrin Mateusz Morawiecki, i cili u detyrua të kërkonte mbështetje nga partitë më të vogla për të votuar në favor të projektligjit.

Dy ditë më parë ai shkarkoi zëvendësin e tij, udhëheqësin e koalicionit të ri, Accord të cilët kritikonin ligjin. Kjo bëri që partia e tij të largohej nga qeveria.

Lexo më shumë  Rusia po fajësohet për ndërhyrje në GPS, probleme me fluturimet nëpër Evropë

Një sërë protestash janë zhvilluar kundër ligjit për të cilin qeveria thotë se është i nevojshëm për sigurinë kombëtare, ndërsa të tjerët e shohin si një përpjekje për të shtypur lirinë e medias.

Platforma qytetare opozitare, e udhëhequr që nga korriku nga ish-kryeministri polak dhe ish-presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, po fokusohet tek liria e medias si një çështje që mund të çojë në krijimin e një aleancë të gjerë opozitare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *