Sport

Liga e Konferencës – Kumbulla dhe Murinjo kërkojnë sonte finalen e Tiranës, ja sfidat e mbrëmjes

Sonte në UEFA Europa Konferencë Ligë do të mësohet dhe çifti i parë finalist në kompeticionin më të ri të UEFA-s që do të zhvillohet në Tiranë, më 25 maj në orën 21:00 në stadiumin “AIR Albania”.

Në orën 21:00, në sfidën e dytë gjysmëfinale, Roma e Marash Kumbullës dhe e Zhoze Murinjos sonte në stadiumin “Olimpico” duan me çdo kusht finalen e Tiranës teksa përballë kanë një kundërshtar tepër të fortë si Leistëri.

Takimi i parë përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 dhe gjithçka është e hapur.

Në po të njëjtën orë, edhe dueli tjetër gjysmëfinal premton spektakël, ku në stadiumin “Velodrome” do të sfidohen Marseja dhe Fejnordi.

Ndeshja e parë ka përfunduar me fitoren e holandezëve me shifrat 3-2, ku edhe kjo sfidë është e hapur për të parë se cila skuadër do të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar më 25 maj.

NDESHJET E GJYSMËFINALES SË KTHIMIT NË UEFA EUROPA KONFERENCË LIGË –

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *