Sport

Liga e Kampionëve – Hidhet shorti, ja çiftet çerekfinaliste

Me fillim nga ora 12:00 ka nisur hedhja e shortit për çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe tashmë janë mësuar çiftet.

Shorti i çerekfinaleve, gjysmëfinaleve dhe finales së Ligës së Kampionëve 2021/22 është mbajtur në Shtëpinë e Futbollit Evropian, në Nyon të Zvicrës.

Klube si Manchester City, Liverpool, Chelsea, Real Madrid, Atletico Madrid, Bayern Munich, Benfica dhe Villarreal janë tetë skuadrat më të mira të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Lexo më shumë  Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Ky short ka sjell ndeshje të forta, por edhe tjera më të lehta në letër.

Ndeshja më fortë është padyshim ajo mes Chelseat dhe Real Madridit, ndërsa pritet të jetë interesante edhe ndeshja mes Man Cityt dhe Atletico Madridit.

Në çerekfinale, Bayern Munichu do të ndeshet me Villarrealin, teksa Liverpooli me Benficën.

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohet me 5 dhe 6 prill, ndërsa ato kthyese me 12 dhe 13 prill.

Gjysmëfinalet e para janë paraparë të zhvillohen me 26 dhe 27 prill, teksa ato të dytat me 3 dhe 4 maj. Finalja me 28 maj.

Çiftet e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Chelsea – Real Madrid

Manchester City – Atletico Madrid

Villarreal – Bayern Munich

Benfica – Liverpool 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *