Bota

Lideri i Wagner-it pranon se po përballen me rezistencë në Bahmut

Kreu i grupit mercenar rus, Wagner, tha se forcat ruse duhet të marrin kontrollin e qytetit strategjik ukrainas të Bahmutit, në mënyrë që të vazhdojnë fushatën e tyre ushtarake, por ata përballen me rezistencë të fuqishme nga mbrojtësit ukrainas.

Yevgeny Prigozhin, gjatë një interviste, tha se Rusia ka vendosur qëllime të qarta në fushatën e saj ushtarake: me vendosmëri të vendoste praninë e saj në Ukrainën lindore ose të shtyjë përpara pushtimin e më shumë territoreve të shtetit.

Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022, tetë vjet pasi aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe mori nën kontroll pjesë të mëdha në lindje të Ukrainës, dhe duke i njohur si “republika popullore” dy rajonet lindore të Luhanskut dhe Donjeckut.

Lexo më shumë  Shpërthime të fuqishme trondisin Iranin

Prigozhin, themelues i Wagner-it, ka marrë vëmendjen e publikut, teksa vazhdon pushtimi i Ukrainës. Ai gjatë kësaj kohe po ashtu ka kritikuar udhëheqjen ushtarake ruse dhe disa zyrtarë.

Mercenarët e Wagner-it kanë luajtur rol të madh, veçmas në muajt e fundit në marrjen e kontrollit të Soledarit, që gjendet në periferi të Bahmutit.

Luftimet e ashpra në Bahmut po vazhdojnë për muaj të tërë.

Lexo më shumë  Mali i Zi thotë se Serbia po i ndërhyn në punët e brendshme

“Bahmuti duhet të merret në mënyrë që trupat tanë të mund të operojnë më rehat”, tha Prigozhin. “Ushtria ukrainase po dërgon atje shumë e më shumë njësi”.

“Është ende herët të thuhet se jemi afër që ta marrin. Trupat ukrainase janë të trajnuara mirë… dhe si çdo qytet i madh është i pamundur të merret menjëherë. Ne e kemi menaxhuar situatën shumë mirë. Fillimisht, ne qetësisht duhet të marrim Atijomovskin, dhe më pas mund të themi me zë se e kemi marrë nën kontroll”, tha Prigozhin duke iu referuar Bahmutit, duke përdorur emrin e epokës sovjetike për këtë qytet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *